Wednesday, April 7, 2010

Shumarët në provim - Plisat festojnë!


Atmosfera ishte për mrekulli në Prishtinë. Ora shënonte 18:00 dhe të gjithë ata që duhej të vinin kishin ardhur. Bashkë me neve ishin edhe disa anëtarë të Shvercerave. Në orën 18:30 me një autobus të trafikut urban të thjeshtë dhe tjetrin “autobusë harmonikë” nisemi për në Mitrovicë, e autobusëve tanë i printe ai i lojtarëve bardhë e kaltër.

U nisëm për në Mitorvicë, gjithçka shkonte mirë. Në orën 20:20 mbërrijmë në Mitrovicë, autobusët u ndalën pranë urës derisa kortezhi i Plisave u nis për tek hymja e “mysafirëve”. E gjithë kjo rrugë non stop shoqërohej me këngë. E andej ka ura pasiqë pamë flamurin serb filluam këngën “Edhe shkijet n’atan urës veq ni sen le ta dijnë, se shqiptarët përgjithmonë, motrat n’pi*h do tjau *ijnë”. Arritëm tek hyrja dhe reagimi i Policisë speciale të Mitrovicës pa pikë nevoje ashpërsohet ende pa hyrë. Gjatë gjithë hyrjes në palester kapeshim si thasët dhe na gjuanin në koridor për të na kontrolluar brutalisht të shoqëruar edhe me sharje, kush reagonte ndaj tyre goditej nga policia speciale që rrinte në “gjendje gadishmërie” aty pranë. Derisa rrinim në shkallë në pritje për të hyrë, nga një largësi prej 50-100 metrave vazhdimishtë vinin gurë nga “Indo-mitrovicasit”. Pak para hyrjes së pjesës së fundit të Plisave në palestër, nga këta shumarë/kllosharë sulmohemi edhe me dy shishe koktej mollotovi të cilat për fat ranë larg nesh.

Hyjmë në palestër dhe adrenalina në maksimum, 3000 shumarë brenda. Plisat një nga një vendosen tribunë dhe sharjet nuk ndaleshin. Ndeshje ende skishte filluar dhe nga tribuna qëndrore herë pas here vinin shkrepsa. Hyjmë të gjithë. Ndezet një flakadan dhe ani pse nuk dëgjoheshim pasiqë shumarët piskatnin në mënyrë kaotike, kënga jonë nuk ndalej. Pas pak u ndez edhe një flakadan tjetër dhe u hodh në tribunën qëndrore. Filluan të na gjuajnë me karrika, e që ne nuk ndenjëm për të shikuar por filluam edhe ne ti heqim dhe ti gjuajmë me to. Kjo vazhdoi derisa RSU e Mitorvicës hynë në tribunë dhe fillojnë të na shtyjnë për tu bërë gati që të na qesin jashtë nga palestra. Na kishin marrur inatë qysh nga udhtimi në Vushtrri e poashtu edhe në Mitrovicë në futboll. Nuk na linin as që të livrisnim. Derisa njëri nga anëtarët e nëngrupit Blue Warriors u afrua për ta marrë transparentin e nëngrupit i cili gjendej në fillim të gilinderit, polici nga inati që nuk po e dëgjon, e hek atë dhe transaprenti bjen poshtë. Fillojnë të na shtyjnë dhe disa ti godasin. Dy Plisa i nxerin nga tribuna dhe i qesin jashtë derisa ndërhynë RSU e Prishtinës dhe e ndalon këtë veprim ndaj neve. Për një çast mundohemi që ti “fullirasim” kinse po ulemi dhe po qetsohet situata që të na lënë në palestër mirëpo ishte e kotë pasiqë RSU del në anën tjetër të tribunës dhe pa asnjë paralajmërim fillon zbrazjen me dhunë të tribunës nga Plisat e me që rastë krijojnë rrëmujë në mes të Plisave...

I tërë qëndrimi jonë në tribunë nuk zgjati shumë, as 10-12 minuta. Gjatë daljes, derisa “RSU Mitrovica” na dëbonte jashtë, pjesa tjetër e kësaj njësie na bllokoi tek shkallët dhe “indiano-mitrovicasit” gjuanin gurë në drejtim të Plisave.

Ne shkuam drejt autobusëve tanë, të cilët na prisnin bash mbi urën që e “ndanë” Mitrovicën tonw dhe në anën veriore asnjë dritë nuk ishte ndezur pasiqë të gjithë serbët flenin të qetë pasiqë nuk kishte kush tu hidhte koktej mollotovi mbi ta dhe tua nxirte gjumin...

Plisat derisa ktheheshin në Prishtinë në mënyrë “pidhistike” ju thyen edhe 2-3 xhama por që nuk e lënduan askënd.

Plisat kthehen dhe fundin e ndeshjes e përcjellin përmes TV-së. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes marin rrugën për në Vushtrri me vetura private për të dalë dhe pritë lojtarët me kupë. Festa ka vazhduar deri në orët e mëngjesit...

PLISA, Urime kupën!

Fotot tjera:

http://img688.imageshack.us/img688/7135/002ic.jpg
http://img693.imageshack.us/img693/8569/003mh.jpg
http://img696.imageshack.us/img696/8213/003abh.jpg
http://img203.imageshack.us/img203/1087/004ao.jpg

Arritja
http://img535.imageshack.us/img535/9275/004imu.jpg
http://img532.imageshack.us/img532/3864/005nw.jpg

http://img594.imageshack.us/img594/6165/001yu.jpg

video:
http://www.youtube.com/watch?v=0BbJP5PzPMw
http://www.youtube.com/watch?v=vtdaYG1ftnA

www.fcplisat.com

No comments:

Post a Comment