Wednesday, March 3, 2010

Kronologjia e vrasjes së Vinçenco Spanjolo (29 Janar 1995)




Shumica nga ju mbani mend ndodhinë tragjike në vitin 1995 në Itali (nëse jo prej atëherë me siguri se e keni ndëgju më vonë nëpër mediume) kur në një përleshje ndërmjet tifozëve të Millanit dhe Xhenovës humbi jetën tifozi i Xhenovës Vincenzo Spagnolo. Këto dy ekipe që prej këtij rasti prap janë ndesh për herë të parë sivjet në gjiron e parë të sezonës 2007-2008 (pasi që Xhenova ka qenë në kategoritë e ulëta), ndërsa tifozëve të Millanit i’u është ndaluar udhëtimi prej frigës nga hakmarrja e tifozëve vendas.

-----------------------------------------------------------------

Ajo tragjedi ka qenë shok për tërë Italinë, gjiroja e ardhshmë nuk është zhvilluar, ndërsa federata e futbollit ka mbajt mbledhje urgjente në temë siguria në stadiumet e futbollit, mbrenda dhe jashtë tyre. Urdhëri ishte: të ashpërsohen kushtet dhe të sigurohen stadiumet deri në maksimum. Një vit më vonë, komisioni ka konkludu që nuk është bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim dhe se vetëm 3-4 klube i plotësojnë kushtet. Paralelisht me atë filloi edhe proçesi gjyqësor kundër vrasësit Simone Barbaglia. Këtë rëfim, të bazuar nga shënimeve autentike nga gjykimi e ka publikuar inspektori i policisë Massimo Terrile, që ka qenë në detyrë për investigimin e këtij rasti, sëbashku me gazetarët nga redaksia e Tg5. Duhet të cekim se ky rëfim nuk është aq senzacional por është si vërejtje e cila tregon se si është shkateruar jeta e dy të rinjve në të njejtën kohë.

Rëfimi fillon një javë para vrasjes në një piceri ku janë tubuar anëtarët e "Brigate Rossonere 2" (fraksion i ndarë nga grupa zyrtare BRN). Arsyeja e mbledhjes ka qenë ndeshja e ardhshmë të klubit të tyrë në fushën e nxehtë të Xhenovës. Simone Barbaglia kishte ardhë me shokët e tij që të jetë në mesin e udhëheqësve. Simone ka arritur pak çaste më herët në tubim. Aty është folur për udhëtime të ndryshme dhe përleshjet me tifozët kundërshtarë. Simone i ka marrë të gjitha fjalët afër zemrës, ndërsa më së shumti e ka impresionuar kur njëri nga më ekstremët kishte nxjer thikën e tij dhe ka fillu ta rrotullon. Sipas fjalëve të dëshmitarëve Simone të nesërmen kishte ble një thikë të tillë dhe kishte thënë "kjo është thikë e vërtetë, mundesh me një dorë ta hapish dhe ta mbyllish". Qysh në mbledhje ai kishte thënë se në Xhenovë do të therrë dikë, se duhet të tregon se ai është "fajter i vërtetë". "Prej që jam në BRN 2 kam kuptuar se më të vlefshëm janë tifozët të cilët tregohen në përleshje. Unë patjetër duhet të jem një nga ato" – i kishte thënë Simone shokut të tij.

NË TREN PËR XHENOVË

Grup i madh i tifozëve është nisur në rrugë për Xhenovë me tren special. Simone, i shoqëruar nga huliganët rreth tij e ka prit trenin e ardhshëm, atë më të shtrejtë, që të eviton kontaktin me policinë. Vetë udhëtimi gjithsesi ka qenë shumë i tensionuar përshkak të udhëtimit të Xhenovezëve një vit më parë në Millano, ku kanë bërë kërdi (rusfajs) dhe kanë rahur shumë tifozë vendas. Hakmarrja ka qenë në plan të parë. Në tren grupa ka biseduar rreth udhëtimeve të mëparshme, më konkludim se "Millanistët nuk duhet të frigohen prej askujt", mos të respektojnë askënd përveç Romanistëve, si dhe "disa Xhenovezë nuk duhen të jenë problem për ata". Simone ishte lavdëruar duke treguar thikën e tij dhe se ajo është ble për ndonjë Xhenovez. Ka qenë aq shumë i preokupuar me atë sa që tërë kohën ka shëtitur në korridorin e trenit duke i shtyer me qëllim të tjerët që të fillon ndonjë përleshje.
Shoku më i mirë i tij më vonë ka deklaruar "asnjëherë nuk e kam pa në gjendje të tillë, sikur hecte nëpër gjilpëra tërë kohën". Dikush kishte propozuar që si të dalin nga treni t’i sulmojnë të parët që do t’i takojnë, dikush tjetër propozoi që të bëhet marrëveshje për vendin e përleshjes me Xhenovezët, dikush propozonte që duhet të evitohen forcat kryesore dhe të kapen grupe më të vogla. Në fund konkludimi ka qenë: duhet të sulmohen dhe të tregohet se kush është kush.

PËRLESHJA

Që në hyrje në Xhenovë është vërejtur prezenca e madhe e policisë dhe huliganët kanë fsheh rekuizitat e tyre dhe kanë dalë nga dalja e mbrapme. Në dalje nga stacioni i trenit kanë pa një grup të vogël të nikoqirëve dhe i kanë sulmuar menjëherë. Një Millanist me ryp me kokë të metalit ka lënduar rëndë në tifoz vendas. Përleshje individuale ka pasë në çdo anë dhe me kalimin e kohës kanë ardhur shumë tifozë vendas, ndër të cilin edhe i ndjeri Spagnolo. Millanistët duke parë që numri i vendasve po rritet shumë kanë filluar të ikin nëpër qytet. Grupa kryesore mbajnë frontin dhe u thonë të tjerëve që mos të ikin, sepse disa prej tyre veçmë kanë ra në tokë. "E vërejta që do të jetë shumë keq, sepse Xhenovezët ishin tre herë më shumë se ne. Kur u ktheva mbrapa e pash që nuk kemi mbet shumë tifozë. E vetmja gjë që më jepte kurajo ishte rrethi im. Ekipa e vjetër mbeti aty, të gatshëm për përleshje. Atëherë nxjera thikën, më tepër për të friguar dikë sesa për të përdorur" – ka thënë Simone në gjykim. Edhe krahas thikave Xhenovezët kanë sulmuar Millanistët. Vincenzo Spagnolo kishte ardh me ekipën e tij dhe ka qenë në vijën e frontit. Përleshja ka fillu dhe Spagnolo ka qenë sy më sy me Barbaglia dhe kur ka pa që grupa e tij mbajnë thika në dorë pak është ndalur. Barbaglia me nervozitet të madh rrotullon thikën. Spagnolo aktron që do të godas më dorë dhe niset që ta godas me këmbë dhe nuk arrin që të godas Simone-n. Në atë "klinç" të tyre fati i tyre bashkohet tragjikisht. Simone Barbaglia ia ngul thikën Vincenzo Spagnolo-s, i cili pas lëndimeve të rënda në rrugë për në spital ndërron jetë. Rrëfimin e kanë vërtetuar nga të dyja palët, në gjykim. Rrëfimi i parë jozyrtar ka qenë se Spagnolo me të dashurën e tij dhe miqtë në ndeshje dhe rastësisht ka pësuar.

MË VONË

Simone Barbaglia ka kuptu se çka ka bërë dhe me grupin e tij kanë filluar të ikin. Në kokën e tij janë rrotulluar dy gjëra. Ka therrë Xhenovez dhe është bërë i famshëm, ndërsa për atë nuk është ndje bash krenar, më tepër i friguar. Thikën ia ka dhënë shokut tij më të mirë i cili në investigimet më pas është gjetur, dhe është nis rrugës për në stadium. Në stadium dy grupet ofendohen ndërmjet vete. Millanezët kanë kënduar "ju kemi rrahur, ju kemi therë", duke mos e ditë epilogun e asaj përleshje. Pak më vonë rrëfimi është përhap në stadium dhe Xhenovezët kanë dëshiruar të bëjnë incident, të vijnë deri te Millanistët dhe të hakmirren për shokun e tyre. Policia ka ndërpre që këto dy grupe të vijnë në kontakt. Në anën tjetër, pasi që është vendos që ndeshja mos të zhvillohet, tifozët mysafir duheshin që të deportohen në shtëpi. Barbaglia ka qenë në panikë pasi që policia kërkonte vrasësin. Ai ka ndërruar xhaketën dhe kapelën me shokët dhe në grup është nis për në Millano. Pas asaj në qytet ka pas përleshje të mëdhaja të inicuara nga vendasit të cilët kanë qenë të hidhëruar për vrasjen.

Simone Barbaglia është arrestuar ditën e ardhshme sëbashku me tërë grupën e tij. Gjatë vitit të ardhshëm janë bërë shumë investigime dhe biseda që të sqarohet rasti. Nuk ka pas dyshim se vrasja ka qenë e planifikuar. Simone është denuar, ndërsa denimi ka qenë mjaft i rëndë. 11 vjet dhe 4 muaj burg të ashpër, plus denim finansiar.

Për gjithë këtë nuk duhet më tepër koment, mesazhi i këtij teksti është shumë i qartë dhe i kuptueshëm.

No comments:

Post a Comment