Monday, February 22, 2010
FUTBOLL MODERN
FUTBOLL MODERN-STADIUMET(1)
Klubet që nuk kanë miliona evra të investojnë në stadiumet e tyre, patjeter ndeshjet e tyre duhet ti zhvillojne ne teren te huaj, apo mos ti zhvillojne fare.
Kaloi koha kur futbolli ishte argetim. Tash çdo gje eshte vetem BIZNES.
Gjithashtu edhe stadiumet. Ata patjeter duhet te ken karrike per shikuesit, vende speciale per kryetaret kriminel dhe mafioz, vende per gazetaret, zhveshtore speciale per yjet e futbollit, dhoma hotelerike per referet, vende hapsinore per domping kontrol, shanka per çebapa dhe soka, dhe çka tjeter mo???
Do tjuv ndalohet qe tifozeve te rrin ne kembe, te kercejn, te kallin bakla, te mos vendojn transparenta per te mos ua prish heshijen reklamave, dhe ne fund normal DO TJUV NDALOHET QE TE HYN NE TRIBUNA.
E ateher lirshem mund te flejne lideret e futbollit sepse nuk ka kush i pengon.
Ne tribunat dot jen te pranishem vetem kopilat bogatash, pleç, femi, FEMNA te cilat dot reklamohen neper kamera, dhe dot jen te gezuaraqe ishin ne nje AHENG fantastik.
Po po, per ta eshte vetem nje AHENG, dhe asgje tjeter.
Ata nuk e kuptojn se ahengu i tyre per ne eshte JETË. Ata nuk mund te kuptojn se ne jetojme me klubin ton, klubi jon eshte GJTHËCKA. Ata nuk kuptojn se ANIMI DHE PËRKRAHJA qe e bejm per klubin ton eshte jeta jon.
FUTBOLL MODERN-TOPAT(2)
Shikoni topat e sodit qe shfrytzohen ne ndeshjet. Te BRONZIT, te ARIT me palidhje dizajn, me reklama te flliqura.
E gjthcka qe duhet te jet vetem nje top iTHJESHT me ngjyrat bardh e zi. Ai top i thjesht aq shum modernizohet vetem me qellim qe lojtarve tjuv flen ne kom ma mir, apo gollmanave tjuv shkaktoj probleme. Kuptohet FIFA dhe UEFA jane te interesuar vetem ne shenimin e sa me shume golave, dhe tjuv behet puna sa me e leht yjeve te tyre, dhe tjav risin pagat(rrogat) qe dita dites behen te larta.
Tash topave dojn qe ti shtin çip kompjuterik, qe te dihet me leht se topi a e ka kalu vijen e golit apo jo??
FUTBOLL MODERN-DRESAT(3)
Dresat e klubit ton jan KRENARIA JON. Per fat te keq edhe ket dojn me na mar, Jemi deshmitar se gjitha klubet i nderojn dresat secilen sezon. Bile kanajher edhe NGJYRAT!!! Per ata nuk eshte e rendesishme TRADITA, por e rendesishme eshte qe te shesin sa me teper dresa. Per ket shkak dhe i nderojn secilen sezon. Dresat i mbushin me REKLAMA dhe SHKARRAVINA. Dhe çka eshte me tragjike permas dresit e shkrujn emrin e lojtarit!!
Tifozat e vertet nuk dojne dresa te dalluara. Per ata (tifozat) nuk eshte e rendesishme kush luan, por i rendesishme eshte KLUBI. Lojtaret vin e shkojn, por klubi mbetet NJË(1).
Klubet duhet te ken vetem 1 dres, te cilat nuk do ti nderojn. Ne dresat nuk duhet te shkruhet emri lojtarit, e as reklamat. Por vetem numri, dhe amblemi klubit.
FUTBOLL MODERN-BILETAT(4)
Cmimi i biletave te ndeshjeve futbollistike dita dites behen me te larta(nuk mendoj ne ndeshjet e vendit ton.) FITIMI eshte ne plan te par. Tifozat e vertet nuk maten.
Per dallim nga me par kur ne ndeshjet shkonin antar te klases puntore, tash behet mundimi qe sa me shum ti largojn nga stadiumet! Ata duhen te punojn gjith javen qe te mund ta paguajn at bilet te shtrejt, per ta shikuar klubin e tyre te zemres.
Situata eshte me e keqe nese dojn te shikojn ndonje ndeshje te kampionatit botror, sepse duhen qe te punojn tan vitin, per te blere nje bilet.
Zbulimi me i ri eshte vendimi i emrit, mbiemrit, dhe gjera tjera personale ne bilet. TIFOZAT PERCAKTOHEN SI MALLI NE PAZAR!!.
Cka i intereson dikujt kush jam un dhe cka kerkoj ne stadion?
Thjesht kerkojm qe te na kthehet e drejta e levizjes se lir neper stadiume. Kush e ka te drejten qe te mos na lejoj hyrjen ne stadium?
FUTBOLLI ËSHTË PËR TIFOZAT. PER FAT TË KEQ NUK ËSHTË MË!!!
FUTBOLL MODERN-LIGA E KAMPIONEVE(5)
Liga e kampioneve dikur ishte venii matjes te fuqive te kampioneve prej gjitha vendeve. Prej moti eshte shendruar ne cirkuz prej klubeve te medhaja ne Evrop. Ne vend qe te marin pjes kampionet e gjitha shteteve, aty garojn vetem klube te disa vendeve. Si eshte e mundur qe ligen e kampioneve ta mer Liverpuli, kur nuk e ka mar titullin e kampionit ne vend te vet koh te gjat.
Vet emri tregon se duhet te jet ndeshje e kampioneve e jo ekipeve me te pasura dhe me me kualitet.
Ndeshjet mes Milanit, Interit, Juventusit, Romes, mund ti shohim ne ligen Italiane, nuk eshte e nevojshme qe te na lohin edhe ketu.
Aq eshte e thjesht, vetem duhet te zgjedhet kampioni mbi kampioneve. UEFA duhet ta kthej formatin e vjeter te ndeshjeve ne ligen e kampioneve, por a mund te ndodh kjo?? UEFA BUKFALISHT NUK E KA GAJLEN E FUTBOLLIT
FUTBOLL MODERN-GOOOLL(6)
MARRËZI!! Njerezit e Fifa-s dhe Uefa-s nuk e kuptojn cka don te thot shenimi i golit!! Ata nuk e kuptojn as gezimin ton e as gezimin e lojtarve!!! Vall a mund te bejn ne at nivel qe te kufizohet gezimi i lojtarve dhe tifozave pas shenimit te golit??!!
Lojtaret nuk mund ta deshin dresin, nuk guxojne te shkojne te tifozat, nuk guxojn te hypin ne tela, nuk guxojn te tregojn ndonje maic me ndonje porosi etj.
Nga tifozat pritet qe te sillen sikur ne TEATËR, te cohen te duartrokasin dhe prap te ulen ne vendin e tyre. Vall a mund te rrini te qet kur ekipi juaj shenon gol??!!
Per mua kjo eshte mision i pamundur. Ne ato momente nuk mund te kontrollohem, thjesht bona budall pi gzimit. Dua te kercej, ta ndaj gezimin me shoket, te hypi ne tela, te kalli bakel, te bertas, te kendoj.
Pse na ndalojn ta bejm kete??!!
LERNANI TE KENAQEMI ME FUTBOLLIN.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment