Thursday, February 18, 2010

Levizja Ultras - SUBKULTURE!!!

Ky tekst ka karakter edukativ dhe assesi nuk dëshirojmë që të promovojmë dhunë. Është i bazuar në fakte dhe data nga historia e lëvizjes Ultras.

Lëvizja Ultras
Lëvizja Ultras, ose thjesht vetëm Ultras, është emri i cili i jepet tifozëve të organizuar të klubeve sportive, më së shumti tifozëve të klubeve fudbollistike në Evropë. Ky lloj i grupeve të tifozëve paraqitet për herë të parë në Itali kah fundi i viteve të 60’ta kur klubet fudbollistike zvogluan çmimet e biletave në vende të caktuara të stadiumit. Mos t’i përzijmë me “firmat” futbollistike nga Britania e Madhe dhe me Kezhual kulturën. Poashtu në këto grupe mund të paraqitet dhuna, mirëpo aktet huliganeske në Ultras grupet më tepër janë raritet sesa diçka normale.

Gjëra të përbashkëta ndërmjet Ultrasave
Ultras grupet janë të ngjajshme njëra me tjetrën. Ata zakonisht organizohen në grup më të madh tifozash (të cilët kanë kontrollën egzekutive ndaj grupës), të rrethuar nga grupe tjera më të vogla, të formuara nga njerëz prej një vendi, grupe shoqërish apo njerëz me bindje të njejta politike. Materiali poashtu është shumë i ngjajshëm, përdoren flamuj me madhësi normale dhe të mëdhaja (mbi 4 metra) dhe transparenta zakonisht të mëdhaja, poashtu flamuj të ndryshëm të dekoruara me ngjyrat dhe simbolet e grupit që i takojnë. Shumica e grupeve gjithashtu e kanë edhe marketingun e zhvilluar dhe shesin gjëra si shallat, kapela dhe xhaketa, dhe ato sende kalojnë shumë kufij deri sa të mbrijnë deri te kolekcionerët e rekuizitëve.

Kultura Ultras
Kultura Ultras është miks nga disa stile të perkrahjes, nga stili anglez I mëparshëm me këndim dhe shall në qafë, Torcida braziliane dhe deri te stili origjinal italian. Grupa Ultras mund të përbëhet nga disa persona, por gjithashtu ajo mund të ketë edhe me qindra tifoza, duke përmbajt njerëz nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke markuar sektore të veçanta për vete dhe duke u përzier në politikën e klubit që e përkrahin pak më tepër se tifozët e rëndomtë.

Katër pikat kryesore të grupeve me mentalitet Ultras:

1. Asnjëherë mos të ndalet së kënduari gjatë tërë ndeshjes, pa mar parasysh rezultatin
2. Asnjëherë mos të ulen gjatë ndeshjes (duke ndejtur përballë grupit kundërshtar)
3. Ndjekja e sa më tepër ndeshjeve, duke pas parasysh harxhimet dhe largësine
4. Lojalitet ndaj tribunës ku gjendet Ultrasat


Me siguri se pika më e rëndësishme është përkrahja vokale ose këndimi. Çdo grup i ka këngët e veta që i këndon për klubin e tij, për lojtarët, dhe këngë të rezervuara për kundërshtarët e tyre. Me melodi të ndryshme dhe të adaptuara si p.sh. “Guantanamera” etj. Poashtu shumica e këngëve kopjohen ndërmjet grupeve duke ia ndëruar emrin dhe tekstin.
Para ndeshjeve të mëdhaja ose siç i quajmë “derbi” pregaditen koreografi kur lojtarët hyjnë në fushe ose intonohet hymni. Varësisht prej masovitetit të grupës dhe mundësitë finansiarë koreografitë mund të jenë të vogla (në vendin ku gjendet vet grupi) dhe të mëdhaja (në tërë stadiumin). Materiali që përdoret për koreografi mund të jetë plastik ose letër të distribuara nëpër karrike, shirita të mëdhaja të najlonit, ballona, shirita të letrës, flakadane ose bomba tymi (mirëpo përdorimi i piroteknikës tash është shumë i kufizuar dhe pothuajse tërësisht i ndaluar), pastaj përdoren kukulla të mëdhaja (që për herë të parë janë përdorur nga UTC Sampdoria në vitin 2002).
Këto koreografi janë njëra nga metodat më të mira për të shprehur dashurinë ndaj klubit, duke mar parasysh faktin se ato marrin shumë kohë për t’i planifikuar, për t’i pregaditur, kushtojnë shumë për t’i bërë, dhe reziku është i madh për ato të mos kenë sukses.

Poashtu egziston një urrejtje drejtuar të ashtuquajturit “futbolli modern”. Stadiumi në të gjitha anët me ulëse, ndeshjet të Premteve, Shtuneve dhe të Hënave në mbrëmje e jo siç jemi mësuar të dielën në orën 15:00, biletat më të shtrejta, lojtarët që duhen nga publiku shiten dhe zëvendësohen me lojtarë të cilët nuk i’a dijnë vlerën klubit dhe komercializmi i tepërt i futbollit është problemi i përbashkët i Ultrasave. “Contro il Calcio Moderno” (kundër futbollit modern) është parrulla më e shpeshtë që shifet në Itali dhe në tërë Evropën. Grupi i Ultrasave të AS ROMA doli me nji ...:::ULTRAS MANIFESTO:::... (kliko për të lexuar) që u përkrah nga shumë grupe tjera në botë.

Fanzinat apo revistat e tifozëve poashtu luajnë rol të madh në këtë lëvizje. Në këto fanzina zakonisht jepen informata rreth grupit, reportazhe të ndryshme të ndeshjeve të përcjellura me fotografi. Këto fanzina zakonisht bëhen në format A5. Poashtu ka fanzina që bëhen komplet për një skenë. Më e njohura prej fanzinave definitivisht është SuperTifo e Italisë ku perveq grupeve Italiane aty përfshihen edhe grupet e tërë botës.

Relacionet Ultras - Klub
Ultrasat zakonisht kanë përfaqësuesit e tyre të cilët regullisht bisedojnë me pronarët apo kryetarët e klubeve, më së shumti për biletat dhe vendin e Ultrasave në tribunë, dhe përdorimin e ndonjë prej lokaleve ne stadium. Disa klube u japin bileta më të lira (tek ne edhe gratis, sepse gjithkund në botë paguhen biletat), magazë për t’i ruajtur materialet, hyrje në stadium disa orë para ndeshjes për pregaditjen e koreografisë dhe disa grupeve edhe ndihme materiale dhe finansiare (më së shumti në Ballkan, sepse në Itali dhe vende tjera ndihma finansiare nuk egziston).

Relacionet mund të ftofen apo tensionohen kur klubi i shikon Ultrasa jo tjetër send por problematikë të cilët më shumë e dëmtojnë klubin sesa i ndihmojnë, ose kur egzistojnë më tepër grupe, disa nga grupet nuk pajtohen me faktin se klubi favorizon ndonjë grup tjetër. Poashtu mund të ndodhë që në tribunë të humbet hierarkia dhe tribuna të del prej kontrolli. Në këtë rast, lideri i grupës, në të shumtën e rasteve duke përdor megafon i koordinon Ultrasat në vetë grupin që koreografia të del më e mirë dhe e sukseshme, këngët apo brohoritjet të këndohen me të njejtën zë dhe në të njejtën kohë, etj.

Hooliganizmi
Poashtu grupet Ultras mund të përdorin dhunë, vetëm jo si huliganët të cilët asnjë ndeshje nuk e lënë pa ndonjë incident qoftë me tifozët kundërshtar apo me policinë, bile edhe me njerëz të pafajshëm, kalimtar të rastit. Pra jo si huliganët, Ultrasat shkojnë në ndeshjet mysafire ta përcjellin dhe përkrahin klubin e tyre e jo të përleshen me me qytetatër lokal. Dallim tjetër ndërmjet Ultrasave dhe huliganëve është se uhdëtojnë ne heshtje të maskuar dhe të ndarë në grupe më të vogla dhe duke i’u ikur policisë me qëllim që të arrijnë sa më shpejtë në destinacionin e duhur, kurse Ultrasat udhëtojnë masovikisht dhe me këngë, gjë që lejon që policia të jetë afër tyre dhe t’i kontrollon lëvizjet e tyre. Ultrasat rallë provokojnë ndonjë incident mirëpo ata janë gjithmonë të gatshëm të kthejnë përgjigje ndonjë provokimi nga jashtë.

Politika
Shumë nga Ultras grupet janë shumë të afërt me partitë politike, por ka edhe prej atyre që janë apolitik (siç është rasti me Shvercerat Shkup). Rivalitete janë paraqitur dhe miqësitë janë humbur në baza politike. Për deri sa Irriducibili të Lacios dhe Ultras Sur të Real Madridit që janë të njohur si djathtista të mëdhenj mbajnë kryqin kelt dhe simbolet e Neonacizmit, nga ana tjetër kemi edhe rastin me Brigate Autonome Livornesi të Livornos të cilët nuk frigohen që të mbajnë Yllin e Kuq, Çekiçin dhe Drapërin, simbole anarkiste dhe flamuj te Che Guevarës. Poashtu kemi grupe të ndryshme të cilët lejojnë mbajtjen e simboleve politike dhe grupe që nuk lejojnë sende të tilla. Duke e pas parasysh potencialin për regrutim në vetë sektoret e grupeve shumë ekstremistë tentojnë që të shpërndajnë sa më tepër propagandë. Për deri sa kjo propagandë mund të pranohet në grupe me bindje politike, nga ana tjetër nga ana tjetër nga grupet neutrale/apolitike mund të reagohet shumë ashpër dhe në këtë rast ekstremistët kalojnë keq, me përjashtime nga grupi, bile bile edhe me sulme fizike.

Rivalitetet
Rivalitet të flaktë ndërmjet klubeve dhe Ultras grupeve të tyre mund të gjinden në tërë botën, dhe më të mëdhajat janë në Evropë dhe Amerikën Latine. Shumë nga rivalitetet e mëdhaja vijnë nga Italia, ku rivalitetet ndërmjet Ultras grupeve dhe rivalitetet ndërmjet qyteteve kanë traditë të gjatë. Përderisa disa rivalitete paraqiten për shkak të urrejtjes ndaj anës tjetër, më së shumti në derbi ndeshjet (Roma – Lazio, Juventus – Torino, Inter – Milan, Sampdoria – Genoa), rivalitete tjera paraqiten si shkak të bindjeve politike dhe shembulli më i mirë për këtë është Atalanta – Lazio, ku grupet e Atalantës i takojnë krahut të majtë politik, dhe Irriducibili të Lazios i takojnë krahut të djathtë. Sidoqoftë, rivalitete tjera mund të paraqiten nga incidente të veçanta. Disa rivalitete poashtu mund të paraqiten ndërmjet grupeve që përkrahin të njejtin klub, nga përleshja se kush do t’a udhëheq tribunën ose kur ndonjë grup ndahet nga grupi amë. Rivalitetet nënkuptojnë, fyerje më të ashpra, parulla dhe transparenta dedikuar palës tjetër, e deri te sulmet dhe incidentet me përleshje dhe “pushtimi” i transparentave të armikut. Humbja e transparentit nga armiku konsiderohet si humbje e madhe dhe shpesh vjen deri te ajo kur një grup e humb transparentin mund të shpërbëhet, siç patëm rastin me Fossa Dei Leoni të Milanit.
Gabimet dhe minusat
Si çdo organizatë tjetër edhe Ultras grupet kanë minusat të tyre. Nga më të voglat, thyerjet e dyqaneve dhe rrahja e njerëzve që nuk kanë lidhje me futboll e deri te ato katastrofale siç janë vrasja e anëtarëve te grupit tjetër. Këtu më tepër këta nuk janë tifoza por shumë më larg se huligana dhe ndikon shumë keq në Ultras skenën në përgjithësi. Në Spanjë, Ultras është nënkuptuar si diçka “ultraderechista” (ultradjathtistë), ndersa majtistat janë grupe tifozësh separatistë. Përdorimi i simboleve Neonaciste nga Ultras Sur të Realit nga Madridi me SS të shqiptuar dhe dhunën që ata shtrojnë ndaj tifozëve të klubeve tjera, duke përfshirë edhe vrasjen e një tifozi të Real Sosiedadit i ka bërë autoritetet spanjolle shumë të kujdesshëm ndaj aktivitete ultras.

No comments:

Post a Comment