Sunday, February 21, 2010

Roma Ultras Manifesto - Ultras Manifesti i Romanistëve

KUNDËR FUTBOLLIT MODERN

Koha e fundit është që tifozat e futbollit të kuptojnë se çka po ndodh me UEFA-në, FIFA, dhe kompanitë televizive, sëbashku me ligat nacionale.
Qëllimi i liderëve të fudbollit është që të krijojnë kampionat evropian të rezervuar për klubet e mëdhaja të disa shteteve.
Kjo do të garantonte atyre të ardhura të mdhaja duke falemnderuar të drejtave televizive dhe poashtu ti parashesin biletat e stadiumit, sepse në qytetet e mëdhaja njerëzit do të shkojnë poashtu në stadium.
Nga ana tjetër klubet më të vogla do të sakrifikoheshin, sepse ata nuk kan tv audiencë si dhe stadiume të mbushura.
Është e qartë se lufta është ndërmjet tv audiencës (pjesa dërmuse e shikuesve), me tendenca zmadhimi, dhe publiku ‘ stadiumit (pjesa e vogël e shikuesve) me tendenca të zhduket ose të zvoglohet deri në formë elementare.
Për disa vite fusha e gjelbërt e futbollit do të jetë e sponzoruar dhe do të jetë e ndaluar ti vendosim flamujt dhe transparentat tanë sepse ato do ti mbulonin reklamat (shifeni stadiumit e ri te Ajaxit). Ata do të mundojnë të vendosin me mijëra njerëz të kontrollojnë tifozët që ti largojnë flamujt, transparentat, fishekzjarret, etj…
Dhe ata do të jenë të ndihmuar masovikisht nga mediat, të cilët harxhojnë shumë rreshta për sendet më të këqija që ndodhin ndërmjet tifozëve.
Dhe për disa vite trikot e klubeve tona (po, trikot, gjëja e fundit që na ka mbetur) do të jenë përplot me sponzora, si veturat e Formula 1.
Ardhmëria është e vendosur, ajo i takon një tifozi modern.
Nuk ka më vend për Ultrasat.
Kryesia e UEFA-së është ajo që thotë se të gjithë tifozët duhet të ulen.
Ata nuk dëshirojnë përkrahje aktive por pjesëmarrje të cilën do ta gjeni në teatër apo kinema.
Këta njerëz nuk kuptojnë se për ne klubet tona janë besim, se simbolet e tyre janë të tatuazhuara në duart tona dhe se trikot e tyre, për njerëz si ne, prezentojnë qytetet tona.
Krejt tribunat e botës duhet të bashkohen (vetëm njëherë) me zë të lartë kundër fabrikës – futboll.
Që të fillosh, ju lutem nënshkruani në fund të këtij manifesti.

________________________________________

1) Shitblerja e lojtarëve të bëhet vetëm para fillimit të sezonës, dhe jo gjatë kampionatit
2) Liria e shprehjes së gezimit pas golit të shënuar, tash është e mundshme që të plotësohet koha e humbur.
3) Të gjitha ndehshjet duhet të zhvillohen në të njejtën ditë në të njejtën kohë.
4) Kufizimi i lojtarëve të huaj në klube (Unë nuk kasha pas asnjë) sepse ata zënë vendin lojtarëve të ri vendas.
5) Ndalesë njëvjeqare për lojtarët të cilët tentojnë të shkojnë nga klubet e tyre pasi që nënshkruajnë kontratën përshkak se klubi tjetër i ka ofruar më tepër.
6) Pamundësia për presidentin e klubit futbollistik të jetë akcionar ose president i ndonjë klubi tjetër (sikurse Sensi i Romës, president i Romës dhe poashtu i Palermos, i cili shpreson se do të ketë tifoz të Palermos kur klubi i tyre egziston vetëm për t’i ndihmuar Romës?). Poashtu pronari i klubit nuk duhet të jetë sponsor i ndonjë klubi tjetër me të cilin egziston mundësia të takohen në ndonjë garim. P.sh.: Roman Abramoviq është pronar i Chelsea-t dhe ka dhënë 20 milion sterlina CSKA-së së Moskës dhe këto dy ekipe mund të ndeshen në ligën e kampionëve këtë sezonë (gjë e cila ndodhi atë vit)
7) Kthimi i Kupës së Kampionëve, është absurde që ndonjë ekip që asnjëher nuk ka ngadhnjyer në kampionatin nacional (si Parma në Itali) të ketë mundësinë të fiton Ligën e Kampionëve.
8) Numrat e trikove të jenë prej 1 deri 11.
9) Ndalesë për klubet t’u japin biletat për ndeshjet mysafire agjensive turistike.
10) T’i mbajnë çdo sezonë trikot tradicionale të klubit. Perndryshe, ju lutemi “ngjyrat sociale” të klubit leni për trikot për ndeshjet që zhvillohet shumë larg.
11) Mos të ketë emra të lojtarëve në triko.

________________________________________
Ultrasat duhen:
1) të refuzojnë çdo kontakt apo ndihmë nga klubet.
2) të refuzojnë ndonjë ndihmë nga policia, policia duhet të kontrollon e jo të ndihmon.
3) të kenë disa grupe të ndryshme në tribune.
4) të shkojnë në ndeshjet mysafire në mënyrë të tyre.
5) të koordinohen me ultrasat e klubeve tjera me një zë të lartë ti dëmtojnë prodhimet televizive
6) të tejkalojnë çdo pengesë të bërë nga autoritetet, p.sh. nëse ata thonë: “Nuk mund të shkoni në ndeshjet mysafire”, ultrasat duhet të shkojnë në mënyrën e tyre, të zënë vendin ndërmjet tifozave tjerë, siq ishte vitet e 80’ta

No comments:

Post a Comment