Friday, February 19, 2010

Transparentat Ne Tela,luftoni Ultrasa !!!

Je ne shpi dhe behesh gati per pune ne ndrrim te nates.Edhe pse punon naten,vendos qe ta perkrahesh klubin tend i cili diten e ardhshme luan larg nga qyteti yt.Punon si DJ,pune me e ndershme se disa tjera.E punon ate ndrrim nate dhe heret ne mengjes nisesh ne rruge sepse je tifoz,se je Ultra tip qe e don dhe jeton per klubin tend.Ke ate fat qe me shoqerin te besh pauze na Autoban,dhe vjen nje debil polic dhe te vret ne qetesi te plote!
Po Zoterinj,ne qetesi te plote!!!! Kjo mund ti ndodh gjithkujt qe lexon kete tekst.Gabriele Sandri eshte viktime e pafajshme qe nuk ka pasur kurnifar lidhje me trazirat.Ai eshte viktime e nje polici qe sot ka pranuar se ka shkaterruar nje jete te re,a edhe jeten e familjes te vet.Sot eshte konstatuar nga krim teknika se polici i njejte me qellim ka qelluar Gabrielen,dhe se nuk eshte i vertet pohimi se ka dashur ti tremb tifozet e Lazios dhe Juventusit qe rastesisht jane takuar ne autoban.Shume deshmitar jane lajmruar dhe kan pohuar se kan pa DEBILIN se si me qellim dhe vetdije gjuan drejt vetures ku ka qene Gabriele Sandri i vendosur.Kjo eshte edhe nje deshmi se njerezit e thjeshte qe jetojn per klubin dhe japin denarin e fundit per bilet,e kan gjithnje e me te veshtire jeten,sepse te pasurit rreth Evropes nuk deshirojn njerz te till ne stadion!!Kete jave ne Itali jane gjith sebashku.Nuk eshte me rendesi cilin klub e perkrah,me rendesi eshte te qosh zerin kunder sistemit te koruptuar qe mundohet tifozat ti paraqes si terrorist,qe eshet se paku qesharake.Sepse ministria rendit ne Itali ka shpallur akt sipas cilit secili qe gjuan gur apo flakadan ne stacionet policore ne Itali do te jet i akuzuar per AKT TERRORIST! Komike dhe tragjike...

Por seshte ky problem vetem ne Itali.Ky problem eshte ne gjith Evropen.Shifmi vetem se cfare ndodh ne Angli.Aty me teper ka Indian dhe Kinez ne stadiume,sesa anglez qe me te vertet dojn klubin e tyre.Skemi asgje kunder njerzve nga Azia,mirpo doren ne zemer ato njerez as qe dine se kush me kë lun,por jan ne tribuna! Biletat jane aq te shtrenjta sa njerezit e thjeshte duhet qe te rrin ne shpi dhe ta shofin nga TV klubin e zemres.Gjermania ngadal por sigurt po shkon drejt ati sistemi.Disa grupe per ate arsye edhe jane shuar,sepse gjithmon kan qene CAK i policis,dhe policija gjithmon ka gjet arsye qe te sulmon keta grupe.

Rreth Evropes shkruhet ne gazeta se si HULIGANET ITALIAN rremojn stacione policie dhe dhezin veturat e policis.Ata nuk pyesin pse tifozet ne gjith boten mbajn flamujt A.C.A.B. Represioni mbi tifozat ka marr aq hov sa shkon ne dore te funksionareve te klubeve qe rregullojn rezultatet.Ktu tifozet jan me se paku fajtor.Ata kan arrit qellimin sepse askush me nuk flet per aferen e kurdisjes ku ishin te involvuar pothuaj se te gjitha klubet dhe shume funksionar te Federates.Tash gjith flasin se si tifozet jan TERRORIST.Per asken nuk eshte me rendesi jeta e nje 26 vjecari.

Derisa shkruj ket me kujtohet nje paroll e tifozeve te Fortuna Dusseldorf:


TRANSPARENTAT NE TELA,LUFTONI ULTRASA !!!

No comments:

Post a Comment